Këtë tetor Microsoft sjell një tjetër përditësim të madh për Windows 10. Rifreskim të menusë Start, ndryshime për Alt Tab dhe Microsoft Edge.
Menuja e fillimit e ka hequr qafe njëherë e mirë ngjyrën e fortë në sfond duke zgjedhur një kolor transparent. Në përgjithësi janë ndryshuar edhe dimensionet e kuadrateve kjo për të sjellë një eksperiencë më të kuruar por edhe më të lehtë për të gjetur programin e dëshiruar.
Alt Tab zakonisht përdoret për të kalur nga njëra dritare e hapur në tjetrën, por tani në listë futen edhe skedarët e hapur në Edge. Por nëse do mund ta kthesh sidoqoftë në mënyrën e vjetër.
Përditësimi i fundit ka të bëjë me PC gaming. Shkalla e rifreskimit nuk ka qenë gjithmonë më e lehta për tu kontrolluar në Windows, për të aksesuar tek cilësia më e lartë është dashur të proçedohet me programet e Nvidias apo AMD. Tashmë këto cilësime mund të ndërrohen direkt tek sistemi vetë.
Lajmërimet tashmë janë rimenduar, duke përfshirë logot e aplikacionit për identifikim më të lehtë. Gjithashtu Task Bar është riorganizuar më pastër.
Përditësimi është i disponueshëm që sot por me shumë mhndësi do të kërkojë pak kohë derisa ta instalosh, nga më shumë se 1 bilion përdorues kërkon kohën e vetë. .