Të navigosh në incognito nuk do të thotë të jesh totalisht në privat, për këtë duhet një VPN, në fakt ajo që ndodh është thjesht browseri nuk ruan historikun dhe të dhënat e tua në faqet ku futesh.
Sidoqoftë opsion shumë i dobishëm sidomos tani që punojmë nga shtëpia dhe shumë materiale delikate nuk duam të ruhen në browser.
Dy janë opsionet e reja që Chrome do të sjellë për incognito mode, së pari për versionin Windows modaliteti hapet direkt që në desktop nëpërmjet një shkurtoreje dhe kjo duhet të vijë shumë shpejtë.
Nga ana tjetër është detektuar një linjë kodimi e cila paraqet opsionin e shenjimit. Si rezultat i mos ruajtjes së faqes, sa herë të futesh duhet të shkruash të gjithë webin nga fillimi, opsioni i ri pretendon ta ruajë këtë faqe për të ruajtur preferencat.
Kjo e fundit nuk dihet ende kur do të vijë apo nëse do të vijë fare, ndaj mbetemi në pritje.