Mbasi ikim nga kjo jetë, sigurisht që do të na ngelet peng çfarë do të ndodhë me të dashurit tanë, por mbi të gjitha çfarë do të ndodhë me Instagramin tone???
Kush do i fusë duart tek DM? Dhe të marrë vesh gjithë turpet e mëkatet që bëmë në të gjallë?
Në këtë shqetësim Instagram po teston një opsion të llogarive “në kujtim të” ndikuar kjo sigurisht nga fatalitetet masive në numrin e lartë të vdekjeve nga Covid-19.
Së shpejti profili i të ndjerit, pasi të jetë sinjalizuar nga familjarët se është ndarë nga jeta, do të vazhdojë të ekzistojë me një shirit të veçantë “në kujtim të..”, të dashurit mund tu shohin kontentin dhe mund tu çojnë mesazhe pavarsisht se askush nuk do ti lexojë dot.
Gjithashtu llogaria do të mbyllet totalisht dhe askush nuk do të mund të logohet më në të edhe me password.
Instagram is working on account memorialization
disclaimer: I’m not actually dead, only in the inside pic.twitter.com/DVIDLLwTAk
— Jane Manchun Wong (@wongmjane) April 20, 2020
Kjo çështje nuk është e re për rrjetet sociale, Facebook në 2015 bëri një gjë të ngjashme, dhe shokët mund ti bënin shaka njëri tjetrit duke deklaruar vdekjet e tyre, por tashmë familjarët duhet ta vërtetojnë me anë të dokumentave dhe më pas faqja merr statusin e mësipërm.
Një tjetër klauzole e shtuar së fundmi është edhe liria për tia trashëguar kujtdo profilin tënd pasi të jesh ndarë nga jeta.
Mendime të errëta në kohë të tilla sigurisht, por lidhja emocionale që krijojmë me njëri tjetrin po reflektohet edhe online, nëpërmjet asaj çka nesër mund të bëhet një varrezë digjitale.
Geek Room të sugjeron të shohësh: