May 28, 2022

Qeveria kineze merr një pjesë të aksioneve dhe një vend në bordin drejtues të kompanisë mëmë të TikTok

Qeveria kineze merr një pjesë të aksioneve dhe një vend në bordin drejtues të kompanisë mëmë të TikTok

Qeveria kineze ka marrë një pjesë të aksioneve dhe ka siguruar një vend në bordin drejtues të kompanisë mëmë të TikTok, ByteDance Inc.

Në datën 30 prill, Beijing ByteDance Technology i shiti 1% të aksioneve WangTouZhongWen Technology, e cila është nën pronësinë e 3 entiteteve të shtetit. Ky lajm u raportua ditën e hënë nga The Information, duke cituar databazën online të rekordeve të korporatave kineze Tianyancha.

Kjo marrëveshje do të lejojë qeverinë kineze të emërojë një drejtues bordi në Beijing ByteDance. Mirëpo në marrëveshje nuk është përfshirë marrja e aksioneve në aplikacionin mjaft të famshëm TikTok për shkak të strukturës komplekse të ByteDance, shkruhet në The Information.

ByteDance tregoi për Reuters se vartësit kinez që raportohen në shkrimet e publikuara janë të lidhur vetëm me disa nga platformat e informacionit dhe videove në tregun e Kinës dhe mbajnë liçensat për të të operuar nën ligjin lokal.

Le të shpresojmë që kjo lëvizje mos të ngrejë sërisht dyshime mbi sigurinë e informacioneve të grumbulluara nga aplikacioni kinez dhe me keqpërdorimin e tyre.

Wednesday, 18 August 2021 05:47

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
info@geekroom.al, marketing@geekroom.al

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo

 

 

Geek Room © 2019