Zoom është shprehur se planifikon që përgjatë këtij viti t’i ofrojë të gjithë përdoruesve, duke përfshirë dhe ato me një free plan, closed captions. Ky shërbim i ri do të jetë pjesë e përkushtimit të kompanisë për ta bërë platformën më të aksesueshme.
Për momentin, shërbimet që ofrohen në zoom janë manual closed captioning, aksesibiliteti i tastierës, fiksimi ose ndriçimi i personave që po flasin, support për screen reader etj. Closed captions tani do të ofrohen dhe në mënyrë automatike, duke ndihmuar personat me vështirësi në dëgjim. Këto shërbime janë ato që e bëjnë Zoom kaq të përdorur.
Zoom tha se para se automatic closed captioning të jetë i aksesueshëm tek të gjithë përdoruesit, aktivizuesit e meetings që kanë nevojë immediate mund të provojnë shërbimin Live Transcription duke filluar nga sot. Vetëm duhet të plotësosh këtë formular dhe do të marrësh një email me detajet. Per shkak të numrit të madh të kërkesave mund të ketë pak vonesa.
Me shumë mundësi e dini që Zoom u bë shumë i përdorur falë njerëzve që punojnë nga shtëpia. Është një aplikacion shumë i nevojshëm dhe tanimë shumë njerëz janë familjarizuar me mënyrën e përdorimit. Kohët e fundit platforma paraqiti disa studio effects argëtuese dhe një green room ku mund të testosh audion dhe videon para se të futesh në një telefonatë.