June 13, 2021

Aplikacioni i lajmeve australian mund Facebook në App Store

Aplikacioni i lajmeve australian mund Facebook në App Store

Një aplikacion vendas në Australi, Australia Broadcasting Company (ABC), kaloi Facebook në listën Top Charts në App Store. Kjo është e rëndësishme për një arsye madhore: Facebook ka bllokuar shpërndarjen e lajmeve në Australi. Një sqarim i qartë rreth kësaj situate do ta gjeni këtu.

Nëse australianët fillojnë të përdorin burime si ABC mund të përfaqësojë një lëvizje positive drejt konsumimit të medias. Në Facebook shpesh herë shpërndahen lajme të pa bazuara, por një burim si ABC publikon lajme të kontrolluara.

facebook.jpg

Gazetari Casey Newton shkruajti “Shërbimet përfshijnë reverse-chronological feed, më pak disinformim dhe ‘storiet’ këtu nuk zhduken pas 24 orëve!”

Kryeministri Scott Morrison e përshkruajti veprimin e Facebook si një kërcënim për australianët. “Idea e mbylljes së këtyre siteve që u mbyllën dje ishte një mënyrë kërcënimi. Megjithatë unë e di se australianët dinë si të reagojnë ndaj saj dhe mendova se kjo nuk është një lëvizje e mirë nga ana e tyre” u shpreh ai.

Është inkurajues fakti se si australianët janë duke shmangur Facebook si një publikues lajmesh. Lidhja midis rrjeteve sociale dhe mediave ka qenë e vështirë dhe përdoruesit mund të përfundojnë me produktin më të mirë pas kësaj që ndodhi.

Sunday, 21 February 2021 00:07 Last modified on Sunday, 21 February 2021 00:15

Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në
kohë reale dhe videove rreth risive më të reja.
Lidhu me stafin tonë përmes emailit në:
[email protected], [email protected]

Editorial Staff:
Brenton Bënja
Bekim Haveriku 
Xhonald Mamo