10 vjet më parë u lançua një aplikacion që do të ndikonte në mënyre direkte tek jetët tona. 6 tetor 2010 vetëm pak muaj pas iPhone 4 erdhi Instagram. Për të festuar platforma sjell një opsion të përkohshëm për të ndërruar logon në ikonën e vjetër të përdorur më parë nga aplikacioni.
Për të shkuar tek ikonat e reja duhet të shkosh tek settings, dhe të tërheqësh poshtë për të shfaqur disa emoji. Nga aty mund të ndërrosh ikonën në Polaroidin klasik, por edhe në disa të tjera.
Ja si funksionon:
Here’s a vid of the secret! ?? pic.twitter.com/ZlRIWWa0s7
— Patrick Kosmowski (@kosmowskipat) October 6, 2020
Funksioni nuk ka ardhur ende për të gjithë ama, kështu që do të duhet pak durim.
Për më tepër duket se nuk do të zgjasë më shumë se një muaj, pasi në mesazhin e Instagram thuhet: “këtë muaj të ftojmë të ndërrosh ikonën e aplikacionit sipas dëshirës.”