Instagram lajmëroi ditën e enjte se ka nisur testimin e një opsioni të ri në SHBA për të verifikuar nëse përdoruesit janë me të vërtetë 18 vjeç.
Për të adresuar shqetësimet e prindërve dhe ligjvënësve, Instagram tashmë ka nisur të kërkojë nga përdoruesit që tentojnë të rregullojnë moshën e tyre nga nën 18 në mbi 18 vjeç një fotografi të kartës së identitetit, regjistrimin e një videoje selfie, ose një miratim dhe nga miqtë e përdoruesit për moshën e tij.
Këto masa të reja shtrënguese vijnë pasi disa studime kanë treguar një lidhje midis dëmtimit të shëndetit mendor tek të rinjtë dhe Instagram-it.
Platforma tregoi se këto masa janë marrë mbi principin se adoleshentët dhe adultët duhet të përballen me përmbajtje të përshtatshme për moshën e tyre në rrjetin social.
Të gjitha videot selfie të regjistruara do të dërgohen në kompaninë britanike Yoti, e cila përdor AI për të verifikuar moshën. Më pas këto video të fshihen menjëherë sapo mosha të jetë konfirmuar.
Në vitin 2019 Instagram nisi të kërkonte nga përdoruesit të përcaktonin moshën e tyre kur regjistroheshin në platformë. Vetëm personat mbi 13 vjeç mund të regjistrohen në këtë platformë.
“Shumë adoleshentë nuk kanë një mjet identifikimi, prandaj ne duhet të eksplorojmë mënyra të reja që do ta bëjnë konfirmimin e moshës shumë më të lehtë.” tha Meta në një deklaratë për shtyp.