Ditën e martë Instagram fshehu për disa orë në mënyrë aksidentale numrin e “likes” për shumë përdorues dhe ato humbën toruan. Ky ndryshim erdhi pa asnjë paralajmërim ose shpjegim në postimet në blog dhe njerëzit u shokuan kur panë se numri i pëlqimeve ishte zhdukur. E vetmja gjë që ato shihnin ishte se “postimi juaj u pëlqye nga ‘emri i një adrese’ dhe të tjerë”.
Sipas Instagram ky “testim” ka filluar muaj më parë dhe ajo që ndodhi ditën e martë ishte tërësisht e paplanifikuar dhe ndodhi për shkak të një bug. Megjithatë rrjeti social sqaroi se kjo metodë do të futet në përdorim më vonë dhe sigurisht ka pasur mjaft përdorues që nuk e kanë pritur mirë këtë lajm. Ata shprehën shqetësimin se ky ndryshim mund të ketë impakt në aftësinë e influencerave në Instagram për të fituar para.
Shtetet si Kanadaja, Australia, Irlanda, Brazili, Italia dhe Japonia janë prezantuar me këtë shërbim që në 2019 kur Instragram filloi të testonte atë.
“Ne duam që shokët tuaj të fokusohen në përmbajtjen që ju publikoni dhe jo në numrin e pëlqimeve që ju merrni” u shpreh rrjeti social. Numri i pëlqimeve do të jetë i dukshëm vetëm për publikuesin.