Apple shpesh herë pastron App Store-in e saj nga të gjithë aplikacionet që nuk janë të krijuara për t’u përdorur në versionet më të reja iOS apo në modelet e reja të iPhone. Ky shërbim mund të jetë i rëndësishëm për eksperiencën e përgjithshme të software-it, mirëpo e bën shumë të vështirë ekzistencën e aplikacioneve të vjetra në dyqan.
Google më parë ka hezituar të ndërmarrë një hap të tillë në Play Store, mirëpo me sa duket kjo gjë do të ndryshojë së shpejti. Kompania lajmëroi përmes një postimi në blog se “duke filluar nga data 1 nëntor 2022, aplikacionet ekzistuese që nuk arrijnë një nivel API të paktën 2 vite larg versionit më të fundit të Android nuk do të shfaqen në discovery dhe nuk do të instalohen nga përdoruesit që navigojnë në një version Android më të lartë se target API level”.
Aplikacionet në Android janë krijuar me dy versione të ndryshme Android në mendje: nivelin minimum të API (versioni më i vjetër Android ku ky aplikacion mund të instalohet) dhe niveli “targeted” i API (versioni më i ri i Android ku aplikacioni krijohet për të punuar).
Kjo lëvizje ka si qëllim përmirësimin e sigurisë dhe privatësisë së përdoruesve, mirëpo do të bëhet disi më i vështirë aksesimi i aplikacioneve të vjetra të cilat nuk kanë më suport.