Google Play Store vjen edhe më afër përdoruesit me këtë aftësi fantastike.
Sa herë të është dashur një aplikacion ose je bazuar mbi eksperiencën tënde ose në atë të miqve e komentuesve, por tani do të mundesh t’i krahasosh edhe në kohë reale.
Një funksion të caktuar mund ta bëjnë njëkohësisht disa aplikacione, ndaj për të pasur mundësinë e zgjedhjes më të mirë, kur të shkosh tek programi i zgjedhur në pjesën e poshtme të tij do të gjesh edhe emra të tjerë të cilët kryejnë detyra të ngjashme.
Zbuluar nga Android Police, ata kanë postuar një shembull, ku VLC Player krahasohet me aplikacione të tjerë multimedia. Nga e majta në të djathtë paraqiten alternativat e tjera dhe një e rrëshkitur për lart shfaq vlerësimin e përdoruesve, formatet e suportuara dhe informacione të tjera të mjaftueshme për të patur një ide cili prej tyre të kryen më shumë punë.
Edhe për zhvilluesit kjo do të jetë një super vegël, pasi kështu do të kenë mundësinë e listimit më të qartë të opsioneve më të mira të programit të vetë por edhe një mundësi më e mirë për t’u shfaqur në treg.
Nuk është ende e qartë kur mund ta shohim të zbatuar si funksion, por kurdo të vijë është më se i mirëpritur.