Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Ekosistemi i Samsung që përshtatet me ritmin e jetës modern
    10 Tetor, 2025
    Tag Heuer prezanton një orë inteligjente në bashkëpunim me New Balance
    9 Tetor, 2025
    Studimi zbulon se panelet diellore vazhdojnë të jenë funksionalë dhe pas 30 vitesh punë
    9 Tetor, 2025
    Startup-i hapësinor dëshiron të dorëzojë porositë kudo në botë brenda 1 ore
    9 Tetor, 2025
    Duket se Apple ka përzgjedhur drejtuesin e ri të kompanisë që do të zëvendësojë Tim Cook
    7 Tetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Smartphone-i juaj i ardhshëm mund të mos përfshijë as kabllon e karikimit në kuti
    7 Tetor, 2025
    Moto X70 Air me një dizajn super të hollë pritet të prezantohet gjatë fundit të muajit tetor
    30 Shtator, 2025
    Xiaomi prezanton serinë 17 të smartphone-ve në Kinë
    26 Shtator, 2025
    Apple adreson problemin e gërvishtjeve në serinë iPhone 17
    26 Shtator, 2025
    9 shërbime të reja që do të vijnë në smartphone-t Galaxy me One UI 8.5
    24 Shtator, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Familjet italiane padisin Instagram, Facebook dhe TikTok mbi sigurinë e fëmijëve
    9 Tetor, 2025
    WhatsApp mundëson përkthimin e mesazheve në 21 gjuhë të ndryshme
    9 Tetor, 2025
    Videoja ku drejtuesi i Instagram premton se “nuk po ju përgjojmë” shkakton polemika
    4 Tetor, 2025
    Snapchat kufizon hapësirën ruajtëse në cloud, prezanton planet e reja të abonimit për më tepër hapësirë
    30 Shtator, 2025
    Trump tregon se SHBA po arrijnë marrëveshjen me TikTok, kompania kineze do të sigurojë 1 nga 7 vende në bordin drejtues
    23 Shtator, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Çmimi Nobel në Mjekësi shkon për 3 shkencëtarët që bënë zbulime të rëndësishme rreth sistemit imunitar
    8 Tetor, 2025
    Çmimi Nobel në fizikë ndahet midis 3 personave për punën e tyre në mekanikën kuantike
    8 Tetor, 2025
    Bateria e re prej betoni ofron 10 herë më tepër energji se bateritë e zakonshme
    5 Tetor, 2025
    AI krijon gjenomën e viruseve që mund të shkatërrojnë bakteret
    4 Tetor, 2025
    DARPA arrin të transmetojë energji pa tela në një distancë prej 8.6 km
    4 Tetor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Zbulohet lista e lojërave të nominuara në Yugo Game Awards 2025, me SCUM, Blacksmith Master dhe The King si më të nominuarit
    7 Tetor, 2025
    Microsoft do të prezantojë një plan falas me reklama të Xbox Cloud Gaming
    5 Tetor, 2025
    Lojtari i Minecraft krijon një version funksional të ChatGPT brenda lojës
    1 Tetor, 2025
    Sony feston 30 vjetorin e PlayStation me një libër fotografish që kushton deri në $325
    30 Shtator, 2025
    Prezantohet zyrtarisht arritja e marrëveshjes mes EA dhe Silver Lake, PIF, Affinity Partners për $55 miliardë
    30 Shtator, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    CEO i Xiaomi tregon se kompania “zbërtheu” çdo pjesë të 3 Tesla Model Y për t’i studiuar në detaje
    27 Shtator, 2025
    A shkaktojnë makinat elektrike të përziera dhe si mund të zgjidhet ky problem
    14 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Polestar 5 është gati të sfidojë Porsche
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Audi prezanton modelin e ri Q3 dhe “Concept C”
    9 Shtator, 2025
    IAA Mobility 2025: Mercedes-Benz prezanton një model të ri GLC tërësisht elektrik
    9 Shtator, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Salone del Mobile Milano sjell vizionin e tij në Riad me “Red in Progress”
    9 Tetor, 2025
    Plotësoni këtë pyetësor për të mësuar se cila racë e qenve i përshtatet stilit tuaj
    8 Tetor, 2025
    Energjia e gjeneruar nga burimet e rinovueshme tejkalon atë të gjeneruar nga termocentralet
    8 Tetor, 2025
    Sonic The Hedgehog do të jetë ambasador zyrtar i Lojërave Olimpike
    7 Tetor, 2025
    Seletti: Nga llampat në formë bananesh tek bashkëpunimet artistike që riformësuan dizajnin bashkëkohor
    3 Tetor, 2025
Search
Duke lexuar: Google Messages do të mjegullojë imazhet që përmbajnë nuditet
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Apps > Google Messages do të mjegullojë imazhet që përmbajnë nuditet
Apps

Google Messages do të mjegullojë imazhet që përmbajnë nuditet

Last updated: 17 Gusht, 2025 10:04 am
Ndaj
2 Min lexim

Google po zbaton një veçori të re sigurie në aplikacionin Messages për Android, e quajtur Sensitive Content Warnings, e cila pas një testimi beta që nga prilli po bëhet tani më gjerësisht e disponueshme. Kjo veçori, e prezantuar fillimisht në tetor 2023, ka për qëllim të mbrojë përdoruesit nga përmbajtje potencialisht të dëmshme duke mjegulluar imazhet që përmbajnë nuditet.

Funksioni kërkon që përdoruesi të jetë i lidhur me një llogari Google në aplikacionin Messages. Kur një imazh i tillë zbulohet, shfaqen disa opsione: përdoruesi mund të vizitojë një website që shpjegon pse imazhet me nuditet mund të jenë të dëmshme, të bllokojë dërguesin, të kthehet në faqen kryesore të aplikacionit ose të zgjedhë të mos e shohë apo ta shohë imazhin pas konfirmimit. Një paralajmërim shfaqet gjithashtu edhe nëse përdoruesi përpiqet të dërgojë ose shpërndajë një imazh të tillë, duke kërkuar konfirmim përpara dërgimit.

Veçoria është e aktivizuar automatikisht për përdoruesit e mbikëqyrur, ndërsa prindërit ose kujdestarët mund ta menaxhojnë atë përmes aplikacionit Family Link. Të rinjtë e pavarur nga 13 deri në 17 vjeç mund ta çaktivizojnë vetë në cilësimet e llogarisë së tyre Google, ndërsa të rriturit duhet ta aktivizojnë manualisht në Settings > Protection & Safety > Manage sensitive content warnings.

Google thekson se përpunimi i imazheve bëhet lokalisht në pajisje me ndihmën e mjetit Android System SafetyCore, pa u dërguar të dhëna identifikuese apo imazhe në serverat e kompanisë. Kjo rrit nivelin e privatësisë. Megjithatë, kompania pranon se sistemi nuk është i përsosur: mund të gabojë duke mjegulluar imazhe që nuk përmbajnë nuditet ose duke lejuar disa që përmbajnë.

Me këtë hap, Google synon të shtojë një shtresë sigurie dhe ndërgjegjësimi, veçanërisht për përdoruesit e rinj, duke balancuar privatësinë me mbrojtjen nga përmbajtjet e ndjeshme.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Kina prezanton një SSD me përmasa sa një kartë SIM dhe me shpejtësi të larta
Tjetra Burri bie në dashuri me një chatbot, ndërron jetë aksidentalisht pasi niset për ta takuar

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
Happy App
airhelp airhelp
Allweb
banner

Lajmet e fundit

Ekosistemi i Samsung që përshtatet me ritmin e jetës modern
Tech
10 Tetor, 2025
Familjet italiane padisin Instagram, Facebook dhe TikTok mbi sigurinë e fëmijëve
Apps
9 Tetor, 2025
Tag Heuer prezanton një orë inteligjente në bashkëpunim me New Balance
Tech
9 Tetor, 2025
WhatsApp mundëson përkthimin e mesazheve në 21 gjuhë të ndryshme
Apps
9 Tetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Apps

WhatsApp do të ofrojë së shpejti krijimin e një grupi ku 32 persona mund të komunikojnë përmes mesazheve zanore

8 Gusht, 2023
Apps

Instagram kërkon falje për bllokimin e një adrese të quajtur metaverse

17 Dhjetor, 2021
Apps

WhatsApp sapo ndaloi një “Zero Click” bug që po përdorej për të hakeruar përdoruesit e Apple

1 Shtator, 2025
Apps

Përdoruesit e TikTok do të mund të bëjnë downvote komentet në postime të ndryshme

25 Shtator, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?