Mbajtja e leksioneve shënim nuk ka qenë kurrë më e lehtë tani që Google solli Live Transcribe.
Në fakt aplikacioni ka më shumë se një vit që është publik. Shumë i dobishëm për të transkriptuar bisedat, ligjëratat dhe tani gati gati çdo gjë të mundshme duke qenë se aplikacioni arrin të kuptojë edhe tingujt.
Ndoshta jo gjithçka, por një pjesë të madhe të tyre. Kështu, nëse një derë hapet, një qen leh apo ndonjë e papritur tjetër, aplikacioni jo vetëm që nuk do të ngatërrohet, por edhe do ta përshkruajë atë që dëgjoi.
Por prit se e më e mira ende nuk ka ardhur, në përditësimin më të fundit, aplikacioni njeh më në fund edhe gjuhën shqipe. Së bashku me gjuhët burmese, estoneze, maqedonasit mongoleze, punjabi dhe uzbek.
Pra më në fund i themi mirupafshim lodhjes së stilolapsit, herën tjetër kur një ligjëratë apo dialog e do të shkruar, thjesht hap Live Transcribe.