Ndryshe nga shumica e developers, shërbimet e papërfunduara shfaqen në mënyrë konstante në update-t e Google. Një menu e re “Guacamole” po shfaqet në menunë Settings të Google Assistant tek disa përdorues. Sapo ajo aktivizohet, disa kërkesa do të kryhen automatikisht pa thënë “Hey Google”.
Guacamole besohet se është dizenjuar rreth voice shortcuts, duke bërë të mundur kapërcimin e hapit të zakonshëm “Hey Google” dhe shfaqjes së quick tasks, si përshembull hapja e një telefonate ose ndalimi i alarmit. Kur ky opsion të prezantohet për publikun e gjerë, do të kërkohet pranimi i disa kushteve para aktivizimit të tij.
Për momentin, aktivizimi i këtij opsioni nuk bën asgjë, pra është një opsion pa funksion i integruar në listën e zakonshme të settings. Ky opsion mund të jetë një preview i një shërbimi që është planifikuar të prezantohet muajin e ardhshëm, por është e vështirë ta themi për momentin.
Përdoruesit që po e shohin Guacamole përdorin versionin 12.15.9.28 të aplikacionit dhe navigojnë në sistemin operativ Android 11.