Tamam në kohë për të shtuar shpirtin e festave, meqë distanca sociale na largon nga njerzit, teknologjia bën një hap përpara për të festuar së bashku me ne.
Google Assistant mund të bëjë shumë gjëra, nga vënia e alarmit, shkrimi i mesazheve apo thirrja në telefonatë etj. Së fundmi ka marrë mesa duket edhe leksione këndimi pasi nëse i kërkon të këndojë për vitin e ri, vetë asistenti do të të prezantojë me një pjesë origjinale të vetën. Jo vetëm teksti është origjinal por edhe kënga e melodia, (e tmerrshme) është e vetja. E madje madje nuk mungon as një animacion i vogël për të ndezur atmosferën.
Për të përjetuar edhe ti këtë eksperiencë “të papërsëritshme“, mjafton të thërrasësh Google Assistant me “Ok Google” e më pas “Sing the New Year Song“. Për t’u vlerësuar tentativa për t’u intonuar, por jo, nuk e kalon fazën tjetër.