Vitin që shkoi Google solli transkriptimin e të folurës në aparatet Pixel, në kohë reale dhe funksionale. Por kompania ka vendosur të tregohet bujare, pasi mesa duket tastiera e platformës, Gboard po punon për një version të të shkruarit pa duar.
Kjo ndoshta nuk do ta shohë kurrë dritën, ama sipas kodeve të spiunuar, kur kjo të dalë Gboard do të të thotë të shtypësh mikrofonin për të komunikuar pa duar. Sipër hapësirës së transkriptimit janë tre butona, mbylle, fshije ose dërgoje.
Njëkohësisht në pjesën e pasme dritat e Google Assistant duhet të ndizen, pasi shërbimi do të vijë nga ai. Është asistenti vokal ai që do të marrë komandën e më pas do ta diktojë në kohë reale në aplikacion.
Praktika u shfaq gjatë Google I/O 2019, por vetëm tani po shohim hijet e para të saj, të integruara tashmë në aplikacionet e tyre. E për më tepër në aplikacionet me kaq famë sa Gboard.
Për testimet në publik ende nuk ka informacion.