Instagram rezultoi të ishte një ndër rrjetet sociale më të suksesshme ndonjëherë, sukses i cili joshi Facebook mjaft sa për ta blerë.
Përdorimi i të dyja rrjeteve sociale është në raport të zhdrejtë ku Instagram vazhdon të marrë përdorues. Facebook nga ana tjetër përdor çdo lloj strategjie të mundshme për të të mbajtur përdorues. Madje ndonjëherë mjaft agresive, e sidoqoftë rinia vazhdon të preferojë vëllanë e vogël IG.
Pjesë e këtyre strategjive është edhe Stories, super sukses për Instagram, jo dhe aq për FB. Një ndër gjërat më të besdisshme është që kur një Story e ke parë tashmë në njërin app sapo futesh tek tjetri ta ndeshësh përsëri. Vetë përdoruesit janë ankuar mjaft.
Lajme të mira pasi më në fund të do të kemi një bashkëpunim frytdhënës për të treja palët IG, Facebook por edhe për ne përdoruesit. Nëse njërin post e sheh në Insta nuk do ta shohësh tek Facebook dhe anasjelltas.
Levizje që do të na kursejë kohë të gjithëve. Bravo Facebook!