Me 1.6 miliard përdorues aktivë Facebook vazhdon të mbetet në listën e aplikacioneve më të përdorura në botë. Edhe pse ndoshta jo me volumet e fillimit edhe ne që kemi emigruar në Instagram e përdorim përditë.
Duke filluar nga sot aplikacioni i FB do të prezantojë një modalitet të quajtur “Quiet Mode” , pjesë e një seti përditësimesh për tu përshtatur me karantinën.
Orarin e modalitetit të heshtur mund ta përcakosh vetë sipas dëshirës, çka do të bllokojë të gjitha lajmërimet, përveç përditësimeve për privatësinë. Nëse provon të futesh në aplikacion, një tabelë do të të kujtojë se e ke paracaktuar këtë orar si moment larg FB.
Seksioni Your Time on Facebook mund të bëjë këtë por edhe shumë të tjera, si dhënia e detajeve të kohës së shpenzuar në app, dhe oraret për të kuptuar vetë se sa kohë dixhitale po shpenzon në këto ditë kararantine.
Është e vështirë të ndash orare dhe mjaft lehtë mund ta gjesh veten duke abuzuar ndaj opsione si këto janë vërtetë ndihmëse.
Në iOS është e disponueshme që tani ndërsa në Android pritet të vijë në Maj.