Facebook po shpenzon shumë kohë dhe para në AI, duke përfshirë këtu krijimin e syzeve AR në bashkëpunim me Ray-Ban. Tashmë këto pajisje kanë fuqinë të regjistrojnë dhe shpërndajnë imazhe, mirëpo kompania beson se ato do të jenë në gjendje të kryejnë shumë më shumë funksione në të ardhmen.
Një projekt i ri studimesh i drejtuar nga ekipi i AI i Facebook imagjinon krijimin e sistemeve që në mënyrë konstante analizojnë jetët e personave duke përdorur first-person video: duke regjistruar atë që shohin dhe dëgjojnë në mënyrë që të ndihmojnë këto persona në detyrat e tyre të përditshme. Studiuesit kanë përzgjedhur disa aftësi që ato dëshirojnë të përfshijnë në syzet e rradhës AR siç është “memoria episodike”, e cila do të jetë në gjendje t’i përgjigjet pyetjeve si “Ku i kam lënë çelësat?” dhe “audio-visual diarization” që do të mbajë mend se çfarë dhe kur ka folur dikush.
Deri më tani këto aftësi nuk mund të sigurohen nga asnjë sistem ekzistues AI. Megjithatë është e qartë se kompania sheh një funksionalitet të tillë si të ardhmen e AI computing. ”Duke menduar për AR dhe çfarë ne dëshirojmë që të jë bëjmë përmes saj, ka shumë mundësi që ne të nisim punën vetë për këtë lloj kërkimi.” tha Kristen Grauman i Facebook për The Verge.