Një program “Facebook Email Search” tregon sërish se pse ju nuk duhet të përdorni një adresë emaili kryesore në Facebook. Studiuesit zbuluan se është shumë i thjeshtë aksesimi i një liste gjigande me adresa emaili që i lidh ato me adresën e vërtetë në Facebook.
Askush nuk mund të të vjedhë adresën që t’i ke në rrjetet sociale vetëm nëpërmjet email-it, mirëpo ajo shërben si një e dhënë tjetër që ti nuk parapëlqen të jetë e lidhur me këtë platformë, dhe mënyrat e manipulimit në ditët e sotme janë të shumëta. Informacioni mund të përdoret për t’ju bërë phishing dhe në këtë mënyrë llogaria juaj në Facebook mund të vidhet.
Geek Room ju këshilon të konsideroni ndërrimin e email-it në Facebook, i cili është shumë i thjeshtë:
- Vizitoni faqen Settings në Facebook për të ndërruar adresën e email-it, ose siç e quan Facebook “Contact”
- Shtoni adresën e re, bëjeni atë primare dhe më pas fshini adresën e vjetër
- Kaq e thjeshtë ishte!
Zakonisht kjo proçeduarë nuk zgjat më tepër se 10 minuta, duke përfshirë kohën që ju do të harxhoni duke kërkuar për email-et ose mesazhet nga Facebook për konfirmim.