Elon Musk tregoi përmes një tweet-i se ai po e mendon seriozisht krijimin e një rrjeti social të ri, dhe pse nuk shpërndau asnjë specifikë se si ky rrjet social mund të duket apo se si do të funksionojë.
Kjo deklaratë nga Musk vjen pasi miliarderi mendon se Twitter nuk lejon të drejtën e fjalës së lirë në platformë.
Am giving serious thought to this
— Elon Musk (@elonmusk) March 27, 2022
“Duke pasur parasysh se Twitter shërben si sheshi publik i qytetit, dështimi për t’iu përmbajtur parimeve të fjalës së lirë nënvlerëson rrënjësisht demokracinë. Çfarë duhet bërë?” tha në tweet-in tjetër Elon Musk. CEO i Tesla nuk e pëlqen faktin se tweet-et e tij shqyrtohen me imtësi nga rregullatorët.
Gjatë muajit shkurt Musk akuzoi Securities and Exchange Commission pasi e ka shqetësuar dhe ka bërë përpjekje të shumta për të “kufizuar” lirinë e tij të të shprehurit.
Musk nuk do të jetë personi i parë që tenton krijimin e një rrjeti të ri social pasi i është mohuar e drejta për t’u shprehur. Ish presidenti i SHBA, Donald Trump lançoi rrjetin e tij social të quajtur Truth Social, pasi ai u dënua nga rrjetet e tjera sociale si Twitter dhe Facebook.