Elon Musk ka nisur të ri-aktivizojë adresat e disa gazetarëve në Twitter, të cilat ishin dënuar për shkak të raportimeve të tyre në lidhje me @ElonJet. Ky vendim u morr pas publikimit të një sondazhi, ku shumica e fansave të Musk (58.7% e tyre) votuan opsionin për “riaktivizimin në moment” të adresave të bllokuara.
Unsuspend accounts who doxxed my exact location in real-time
— Elon Musk (@elonmusk) December 16, 2022
Adresa @ElonJet në Twitter u dënua nga Elon Musk para adresave të gazetarëve për shkak të raportimit të vendndodhjes në kohë reale të avionit privat të miliarderit, gjë që cënonte sigurinë e tij. Disa ditë më parë Musk tregoi në adresën e tij në Twitter se makina me të cilën djali i tij 2 vjeçar po udhëtonte u ndalua nga një person i maskuar, i cili më pas u hodh mbi makinë duke penguar lëvizjen e saj.
Disa nga gazetarët e prekur nga vendimet e Musk ishin Donie O’Sullivan nga CNN, Ryan Mac nga The New York Times dhe Drew Harwell nga Washington Post.
Accounts who doxxed my location will have their suspension lifted now. https://t.co/MFdXbEQFCe
— Elon Musk (@elonmusk) December 17, 2022
“Njerëzit folën. Adresat të cilat publikuan vendndodhjen time tashmë janë riaktivizuar.” tha Musk pas përfundimit të sondazhit, në të cilin përgjatë 30 minutash morën pjesë më tepër se 3.7 milionë persona.