Doktorët kanë paralajmëruar të gjithë përdoruesit e TikTok që të mos e provojnë trendin më të ri që po qarkullon në rrjetin social, të quajtur “dry-scooping”. Kjo sfidë është përhapur shumë sidomos në kontinentin aziatik dhe konsiston në konsumimin e proteinave të grimcuara pa i përzier ato më parë me ujë, siç bëhet normalisht.
Mirëpo problemi me këtë sfidë është se ajo mund të shkaktojë mbytjen e personave, pneumoninë, infarktin kardiak dhe shumë probleme të tjera. Një përdorues 20 vjeçar i TikTok në Florida, i cili e provoi këtë “sfidë” pranoi se kishte pësuar më pas një infarkt kardiak.
@idekloveeeee
Zakonisht, proteinat për personat që stërviten merren zakonisht në gjendje të grimcuar dhe duhet të konsumohen si një pije pasi të jenë të përziera me ujë. Gjithashtu një tjetër sfidë që është e përhapur në TikTok është dhe përzierja e proteinave me pijet energjike ose alkol. Më e keqja është se këto TikTok lejon që këto video t’i shfaqen personave deri në 13 vjeç, të cilët nëse ndjekin këto metoda mund t’i shkaktojnë dëme të mëdha shëndetit të tyre.
Zbulimet e bëra do të prezantohen gjatë kësaj fundjave gjatë konferencës së American Academy of Pediatrics 2021. “Shpesh herë ne duhet të studiojmë dhe platformat tepër të përdorura pasi shpesh herë bëhen virale sfida që dëmtojnë shëndetin.” tha bashkë-autori Nelson Chow.