Disney po planifikon që të lançojë shërbimin e saj Disney Plus në 42 shtete të reja dhe 11 territore gjatë kësaj vere, sipas raportimeve nga The Hollywood Reporter. Kjo është një shtesë domethënëse që mund të rrisë presionin ndaj kompanive të tjera që ofrojnë të njejtin shërbim si Netflix apo HBO Max.
Në listën e territoreve përfshihen Ishujt Faraoe, Polinezia Franceze, territoret jugore të Francës, ishujt Aland, Sint Maarten, Svalbard & Jan Mayen, territori indiano-britanik oqeanik, Gjibraltari, ishujt Pitcairn and St Helena.
Në listën me 42 shtete në të cilët Disney do të përhapet gjatë muajve të verës përfshihet dhe Shqipëria, një lajm shumë i mirë për të gjithë fansat e përmbajtjeve nga Disney. Shtete të tjera të përfshira janë: Algjeria, Andorra, Bahreni, Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika e Çekisë, Egjipti, Estonia, Greqia, Hungaria, Iraku, Izraeli, Jordania, Kosova, Kuvajti, Letonia, Libani, Libia, Lihtenshtajni, Lituania, Malta, Mali i Zi, Maroku, Maqedonia e Veriut, Omani, Palestina, Polonia, Katari, Rumania, San Marino, Arabia Saudite , Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Tunizia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Qyteti i Vatikanit dhe Jemeni.
Disney Plus rezultoi mjaft e suksesshme gjatë 18 muajve të parë, pasi në këtë shërbim u abonuan më tepër se 100 milionë përdorues. Megjithatë kompania lajmëroi në tetor se numri i të abonuarve në këtë shërbim është 118 milionë, pra po kalon një moment jo shumë të mirë.
Kjo përhapje në më tepër vende mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.