Përdoruesit e Android kanë shumë opsione të ndryshme kur vjen puna për të mbajtur shënime apo për të regjistruar links për t’i rishikuar më vonë. Mirëpo në vend që të shkarkojmë aplikacionet më të mira për të ruajtur shënime, ne mund të përdorim platformat e përditshme si Telegram, të cilat ju lejojnë t’i dërgoni mesazhe vetes tuaj.
Dhe WhatsApp po mendon të ofrojë disa përmirësime në këtë drejtim. Për të gjithë personat që nuk e përdorin këtë shërbim, mund të duket një gjë shumë e parëndësishme – deri në momentin që do ta përdorni. Për sa kohë në WhatsApp është i pranishëm në pajisje të ndryshme, ju mundeni gjithashtu të transferoni dhe dokumente të vogla midis këtyre pajisjeve.
Në versionin 2.22.24.2 beta në Android, WABetaInfo ka zbuluar se përdorues të caktuar kanë nisur të shikojnë një opsion të ri “Message Yourself”. Në përzgjedhjen e kontakteve në aplikacion (butoni në cepin e djathtë poshtë) ju do të shikoni dhe një kategori të re të quajtur “Me (You)”.
Sigurisht ju mund t’i dërgoni mesazhe vetes tuaj nëpërmjet krijimit të një grupi në WhatsApp ku vetëm ju jeni të pranishëm. Megjithatë këto janë teknika “të sajuara”, ndërkohë që shumë shpejt do të ketë një shërbim aktual për dërgimin e mesazheve drejt vetes tuaj.