Microsoft lajmëron se opsioni transcribd më në fund vjen në Word. Një alternative shumë e dobishme e cila ligjëratat i kthen në tekst.
Megjithatë transcribd do të jetë i disponueshëm vetëm për të abonuarit në Microsoft 365 të cilët e përdorin Word-in në web. Shërbimi do të lejojë regjistrimin direkt por edhe ngarkimin e materialeve të gatshme. Nga aty gjithçka do të jetë në tekst në program gati për tu modifikuar a ruajtur në Word.
“Tani mund të regjistrosh bisedat e tua direkt në Word për web dhe ti diktosh ato automatikisht. Transcribe detekton folësit e ndryshëm ndaj pasi të kesh përfunduar regjistrimin mund të ndjekësh lehtësisht rrjedhën e transkriptit. Pas bisedës, mund të rishqyrtosh pjesë të regjistrimit në play-back, dhe të ndryshosh pjesë të cilat nuk të pëlqejnë” thotë Microsoft.
Opsioni do të funksionojë vetëm në versionet web dhe jo në versionet desktop për Windows apo Mac e as aplikacionet mobile.
Microsoft thotë se shpreson ta ofrojë këtë teknologji për smartphonët dhe tabletat nga fundi i vitit, por nuk do të përpiqet ta sjellë për aplikacionet desktop.
Për informacion të detajuar nga vetë Microsoft kliko këtu.