Përditësimi më i fundit i App Store, tregon se Apple e ka seriozisht me ofrimin e ruajtjes së privatësisë deri në maksimum. Shumë shpejt, sa herë që do të dëshirosh të instalosh një aplikacion, do të shohësh poshtë shenjës së shkarkimin deri në tre etiketa për llojin e informacionit që ai aplikacion mbledh për ty.
Krijuesit e aplikacioneve do të duhet të japin detaje dhe informacione mbi çfarë mbajnë shënim nga një përdorues. Të gjitha shërbimet e platformat digjitale bëjnë para nëpërmjet reklamave, por megjithatë ato të gjitha bazohen mbi informacione të grumbulluar. Një strument vlerësues pikërisht për këtë aspekt të çështjes, na ndihmojnë më shumë për të zgjedhur vërtetë cilin app të shkarkojmë.
Kategoritë e etiketave shoqëruese janë kto:
– Të dhëna që përdoren për të të gjurmuar ty.
– Informacion i lidhur me ty.
– Informacion që nuk do të lidhet me ty.
– Asnjë e dhënë nuk ndiqet.
– Asnjë info e disponueshme