Google po mundohet shumë që të mbajë aplikacionet e dyshimtë jashtë Play Store, por kur ke mbi 1 milionë aplikacione që update-ohen vazhdimisht, është e vështirë të ruash një rekord perfekt sigurie.
Një security researcher javën e kaluar tha se në Play Store gjendeshin 10 aplikacione me variacione të një trojan horse program. Këto aplikacione në përshkrimin e parë duken mjaft të padëmshme, mirëpo secili prej tyre është dizenjuar për të grumbulluar informacionet e regjistrimit të përdoruesve të Facebook.
Dr. Web Anti-Virus tha se variacionet e Trojan u gjetën në aplikacionet që janë listuar më poshtë:
- PIP Photo nga developer Lillians — 5,000,000+ downloads
- Processing Photo nga developer chikumburahamilton — 500,000+ downloads
- Rubbish Cleaner nga developer SNT.rbcl — 100,000+ downloads
- Horoscope Daily nga developer HscopeDaily momo — 100,000+ downloads
- Inwell Fitness nga developer Reuben Germaine — 100,000+ downloads
- App Lock Keep nga developer Sheralaë Rence — 50,000+ downloads
- Lockit Master nga developer Enali mchicolo — 5000+ downloads
- Horoscope Pi nga developer Talleyr Shauna — 1000+ downloads
- App Lock Manager nga developer Implummet col — 10+ downloads
Studiuesit vunë menjëherë në dijeni Google rreth këtyre zbulimeve dhe ditën e hënë në mëngjes të gjitha këto aplikacione ishin zhdukur nga Play Store. Problemi qëndron në faktin se aplikacionet e mësipërme janë instaluar në mbi 6 milionë pajisje Android.
Arsyeja se përse këto aplikacione nuk ngjallnin dyshime ishte se ato kryenin mjaft mirë funksionin për të cilin reklamoheshin.
Geek Room këshillon të gjithë personat që kanë instaluar aplikacionet e mësipërme të marrin masa për ruajtjen e adresës së tyre në Facebook, duke ndryshuar password-in ose duke aktivizuar two-factor authentication.