BE ka ndërmarrë një iniciativë “jeshile” që synon të arrijë uljen e dioksidit të karbonit në atmosferë deri në 2050 dhe vëzhgimi është fokusuar në jetëgjatësinë e pajisjeve që kontribuojnë në rritjen e e-waste të prodhuara në kontinent. Për të zgjidhur këtë problem, Franca vitin e kaluar votoi për paraqitjen e vlerësimit të riparimit për një numër të madh pajisjesh elektronike, nga lavatriçet tek smartphone-t. Ky ligj detyron Apple që të listojë vlerësimin e riparimit të produkteve në dyqanet e Frances.
Këto vlerësime tregojnë se sa thjeshtë një pajisje mund të riparohet, ku iPhone 12 merr vlerësimin 6/10, ndësa Macbook 5.6 deri në 7.
Megjithëse sistemi është i bazuar në udhëzime strikte, Radio France Internationale tregon se ka dhe të meta, pasi prodhuesit rrisin vlerësimin e produkteve të tyre dhe mund të përfitojnë pikë lehtësisht duke ofruar informacion në software updates. Për shembull, Samsung i dha Galaxy S21 Plus një vlerësim më të lartë duke ofruar një guidë online riparimi.
Qytetarët e mbështesin këtë iniciativë, pasi 77% e tyre preferojnë të riparojnë pajisjen e tyre se sa ta zëvëndësojnë. Gjithashtu 79% e tyre besojnë se prodhuesit duhet t’i bëjnë produktet e tyre më të thjeshtë për t’u riparuar duke dhënë akses të thjeshtë për pjesët individuale. BE votoi që të shtyjë përmes reformave riparimin e thjeshtë duke ndihmuar lëvizjen për të drejtën e riparimit.
E-waste pritet që të rritet me më shumë se 52 milinë ton deri në fund të 2021. Smartphonët që përmbajnë mbetje toksike si arseniku dhe kimikate organike, janë disa nga shkelësit më të keq. Shumica nuk janë të ricikluara saktësisht dhe shpeshherë përfundojnë në venddepozitime në Afrikë dhe Azi.