Designi dhe mënyra si na serviren gjërat mund të duken të papërfillshme por në fakt janë kyç në mënyrën si raportohemi me një produkt. Ndaj edhe një kompani si Google është shumë e kujdesshme kur zgjedh si do të të shfaqë njërin detaj apo tjetrin në shërbimet e veta.
Google Search në smartphone do të pësojë disa ndryshime në pamje, me fokus më të madh tek informacioni i dëshiruar, dhe të bëjë tekstin më të lexueshëm me rezultatet nga njëri skaj në tjetrin.
Përditësimi i ri do të sjellë kutitë e rezultateve më të gjera për t’i dhënë ajër paraqitjes, do të përdorë më shumë ngjyra për të diferencuar dhe sigurisht do u shtojë më shumë nga estetika simbolizuese e kompanisë.
Qëllimi i tyre është që ta bëjnë kërkimin më të shpejtë, një screenshot tregon se Google do të fusë më shumë informacion tek flluskat e rezultateve duke i tërhequr dtejt databazës së vetë. Pozicionimet e logove dhe shiritave të kërkimit do të pësojnë ndryshime pozicionimi.
E në përfundim edhe fontet do të ndryshojnë, duke u unifikuar me ato të përdorura në Google Mail etj. Kjo për të sjellë vazhdimësi në shërbimet e ofruara nga kompania.