Mund të debatojmë për shekuj me radhë mbi kush krijoi kë, ama të gjithë jemi dakort se ky planet ku jeta lulëzon e pandalur, është një mrekulli e vërtetë.
Një ndër sistemet që na mundësojnë jetesë të sigurt është edhe mburoja gjeomagnetike e cila krijon një shtresë mbrojtëse ndaj rrezatimit diellor vdekjeprurës. Kjo mburojë për fat të keq po zhvillon një pikë të dobët e cila përsëri nuk na ndikon në mënyrë direkte ne gjallesave, por krijon mjaft probleme për satelitët që orbitojnë rreth planetit tokë.
Pika e dobët ndodhet mbi jugun e Oqeanit Atlantik, midis Amerikës së Jugut dhe jugut të Afrikës. Që në 2014 kjo zonë vazhdon të rritet në përmasë e të ndahet sa më shumë.
Një zonë e dobët lejon që molekula të karikuara nga stuhitë diellore të depërtojnë më thellë në mburojën e Tokës. Fusha magnetike e shëndetshme i kap ato dhe i mban në zona deri në 400 milje larg sipërfaqjes së planetit. Në këtë zonë vulnerabël grimcat depërtojnë më thellë deri në hapësira ku qarkullojnë anijet kozmike dhe stelitë të orbitës së ulët përfshi Stacionin Hapësinor Internacional.
Kjo anomali shkakton probleme serioze për pajisjet elektronike, mund të ndërpresë mbledhjen e të dhënave dhe mund të shkaktojë plakje të parakohshme të kompiuterave super të shtrenjtë. Astronautët kanë shtresa mbrojtëse shtesë pikërisht për këtë problem, por kompiuterat ndërkohë jo.
Nëse do të flasim për zgjidhje, përballemi me shkencën e komplikuar të mënyrës se si planeti ynë i mrekullueshëm funksionon. Zgjidhja kërkon studim të vetë bërthamës në qendër të saj, si ajo vepron me planetet e tjera dhe pozicionin në hapsirë, vite e vite observime dhe akses në një top gjigand plot me metal të shkrirë.
Me pak fjalë jemi ende të vegjël.