Koha të bëjmë një bilanc e të zhytemi tek interesat e shqiptarëve. Ne nuk jemi INSTAT por dy tre strumente të thjeshtë Google na i mundëson gjithmonë.
Sipas Google populli jonë nuk është më i interesuar rreth koronavirusit, si ndonjë muaj më parë, përkundrazi trendet anojnë tashmë nga sportet dhe pushimet.
Në Google Trends mund të kërkosh sipas vendit, pyetjet më të shpeshta dhe temat më të diskutuara për periudha kohore të caktuara.
Gjatë 30 ditëve të fundit 5 temat më me interes për shqiptarët kanë qenë kampionati i futbollit Italian Serie A, Formula 1, muaji korrik dhe plazhi, Dhërmiu si më i kërkuari.
Por nëse temat janë të përgjithshme, pyetjet specifike tregojnë interesat imediate të popullit tonë dhe mesa duket shkollimi është problemi i momentit pasi dy faqet shtetërore UAlbania dhe UniVlora rezultojnë në vend të 3 dhe 5.
Gjenerimi i të ardhurave në periudhë pandemie pasi imonetizeit reflekton interesin për të monetizuar prezencën online. Në vend të katërt ndeshja Juventus – Lazio dhe në vend të parë Ennio Morricone.
Ky i fundit qartësisht ndikohet nga ndarja e të ndjerit nga jeta, si popull i rritur me kulturën dhe kinemanë Italiane, muzika e tij shoqëron një pjesë të madhe të kujtimeve tona ndaj edhe ky interes shfaqet kështu.