Nga gjenerata në gjeneratë aparatet teknologjike avancojnë dhe teksa marrim një smartphone të ri, ai i vjetri as na hyn më në punë.
Bazuar në statistikat e mëposhtme, ndoshta zgjedhja e Apple për të mos të të shtuar një tjetër karikues në shtëpi, bën sens.
Raporti vjetor i Kombeve të Bashkuara dikton se në 2019, mbetjet elektronike arritën një shifër rekord prej 53.6 milion ton (Mt).
Mbetje elektronike (e-waste) quhet çdo pajisje e braktisur me një prizë apo bateri, të cilat përmbajnë substanca helmuese si mërkuri i cili mund të rrezikojë rëndë shëndetin e njeriut dhe mjedisit përreth.
Sipas raportit 17.4 Mt e-waste përbëhej nga aparate të vegjël, ndërsa 13Mt aparate të mëdhenj dhe aparate që merren me shkëmbim temperature gati 11Mt.
Ekranet 6.7Mt, aparate të vogla komunikimi dhe IT 4.7Mt dhe llampat 0.9Mt.
Sipas OKB Azia është prodhuesi më i madh i këtyre mbetjeve, me shifër rekord 25Mt vetëm brenda 2019.
Pasuar nga Amerika 13Mt dhe Europa 12Mt.
Shifrat janë vërtetë shqetësuese, nëse nuk reagohet në kohë do ta gjejmë veten në mes të një krize tjetër mjedisore.
Pavarsisht se numri i shteteve që integrojnë politikën ndërkomëtare të riciklimit të mbetjeve elektronike është rritur nga 61 në 78, vetëm 17.4% e e-waste të 2019 u ricikluan gjatë këtij viti. $57 bilion ar, argjend, bakër dhe përbërës të tjerë të cilët konsiderohen si materiale të rikuperueshme u hodhën ose u dogjën.
Në lidhje me këtë, gjigandë si Microsoft dhe Amazon janë zotuar të bëjnë pjesën e tyre. Përveç linjës së re të prodhimit e cila do të jetë e fokusuar drejt produkteve pa karbon, eleminimi i karbonit të lëshuar nga Microsoft që në themelimin e tij do të jetë gjithashtu prioritet.
Kompania deklaron se brenda 2050 do të ketë eleminuar gjithë karbonin e lëshuar në mjedis.