Party Royale është tashmë ndër gjërat më të nxehta të botës së gaming online. Një ambient i gjithi i dedikuar zbavitjes dhe lojrave pa armë dhe pa vrasje. Meqë nuk dalim dot të zbavitemi me miqtë le ta bëjmë këtë gjë digjitalisht
Në trailerin e fundit nga Epic, kryevëmëndja bie mbi DJ e famshëm, Dillon Francis, Steve Aoki dhe deadmau5 por një tjetër detaj u diskutua nga fansat; Kirby.
Karakteri ikonik i Nintendo, topi i vogël rozë shfaqet në një fraksion të shkurtër fare në fillim të videos:
Përveç kësaj, Kirby është çensuruar në platformat e PlayStation dhe Xbox në trailerat e tyre për Party Royale, sigurisht konkurrenca.
Topthi rozë aq shumë i dashur nga fansat e përbetuar të Nintendo dhe jo vetëm, mund të duket vetëm tek traileri i kanalit zyrtar të Fortnite por Nintendo akoma nuk e ka ngarkuar në kanalin e vet zyrtar ndaj akoma nuk është e qartë nëse Epic e ka të drejtën e shfaqjes së tij apo jo.
Çfarë po ndodh? Do fillojmë të shohim karaktere të Nintendo në Fortnite?
Nuk e dimë akoma, por si ide kujt nuk i pëlqen, kush do tv ishte i radhës? Super Mario?