Samsung Electronics ka njoftuar sot prezantimin global të televizorit The Frame (modeli HL03H) në panairin HITEC 2026, ngjarja më e madhe dhe më jetëgjatë ndërkombëtare në fushën e teknologjisë për hoteleri, e cila mbahet nga data 15 deri më 18 qershor në qendrën e kongreseve Henry B. González në San Antonio, Teksas. I dizajnuar për hotele dhe hapësira komerciale të nivelit të lartë, ky model i ri sjell “Art TV” të parë në botë në gamën e televizorëve Samsung të dedikuar për hotele. Ai shërben si një ekran premium dhe si element dizajni, duke sjellë vepra arti, argëtim dhe shërbime të lidhura të hotelit drejtpërdrejt në dhomat e mysafirëve dhe hapësirat e përbashkëta.
“Me prezantimin e modelit The Frame për hotele, Samsung po sjell një nga përvojat e tij më të njohura televizive në sektorin e mikpritjes”, deklaroi Hyoung Jae Kim, nënkryetar ekzekutiv i divizionit Visual Display Business në Samsung Electronics. “Samsung do të vazhdojë të investojë në zgjidhje për ekranet hotelierë që ndihmojnë markat të ofrojnë shërbim premium, të forcojnë identitetin e tyre dhe të përgatiten për fazën e ardhshme të përvojave të lidhura për mysafirët.”
Ekrane të dedikuar për hotele të dizajnuar për hapësira premium
Me këtë model të dedikuar për hotele, Samsung sjell dizajnin e vlerësuar dhe funksionalitetin e televizorit The Frame në hotele dhe ambiente korporative. Ekrani kombinon cilësinë e imazhit 4K QLED me një formë të rafinuar që përshtatet natyrshëm në interierët luksozë. Paneli Anti Glare redukton reflektimet e padëshiruara, ndërsa mbajtësja e hollë për mur (Slim Fit Wall Mount) lejon që televizori të qëndrojë ngjitur pas murit, duke krijuar përshtypjen e një vepre arti të vërtetë në galeri.
The Frame eliminon nevojën për kutinë e veçantë One Connect, pasi komponentët kryesorë të lidhjes janë të integruar në vetë ekranin, duke thjeshtuar instalimin në hapësirat hoteliere. Kornizat magnetike opsionale u mundësojnë menaxherëve të hoteleve të përshtatin pamjen e televizorit sipas ambientit dhe dizajnit të çdo hapësire.
Funksioni Collection Hub i jep modelit The Frame një vlerë të veçantë si televizor artistik për mjediset e mikpritjes, duke mundësuar shfaqjen e veprave të zgjedhura arti, fotografive ose vizualeve të brendit kur televizori nuk është në përdorim aktiv. Ndërkohë, Generative Wallpaper u lejon mysafirëve të krijojnë vetë sfondet e ekranit me ndihmën e inteligjencës artificiale, duke sjellë një nivel personalizimi gjatë qëndrimit të tyre. Këto funksione bëjnë të mundur që televizori të integrohet në mënyrë perfekte në dizajnin e dhomës, qoftë duke shfaqur përmbajtje të zgjedhur nga hoteli apo imazhe të krijuara me AI sipas dëshirës së mysafirit.
Si televizori më i avancuar i dedikuar për hotele në linjën e Samsung, The Frame është modeli i parë në këtë seri që mbështet funksionet Generative Wallpaper dhe Live Translate. Funksioni Live Translate u mundëson udhëtarëve të huaj të ndjekin programet lokale ose përmbajtjen në platformën Samsung TV Plus me titra në gjuhën e tyre amtare, duke e bërë më të lehtë orientimin dhe përvojën e përmbajtjes gjatë qëndrimit jashtë vendit.
Duke filluar nga linja e televizorëve hotelierë të Samsung për vitin 2025 deri te modeli HL03H, mbështetja për Google Cast dhe Apple AirPlay u mundëson mysafirëve të ndajnë lehtësisht përmbajtje nga telefoni ose tableti i tyre në televizorin e hotelit përmes skanimit të një QR kodi në ekran. Nuk kërkohet hyrje e veçantë, ndërsa të dhënat e lidhjes fshihen automatikisht pas check-out-it, për të mbrojtur privatësinë e mysafirëve.

Menaxhimi i funksioneve hotelierë nga një platformë e vetme
LYNK Cloud, zgjidhja gjithëpërfshirëse e dedikuar për hotelenë cloud e Samsung, u mundëson ekipeve të hoteleve të monitorojnë në kohë reale statusin e televizorëve, të përditësojnë shërbimet në ekran dhe të shpërndajnë përmbajtje për mysafirët në të gjitha pajisjet e lidhura nga një platformë qendrore e vetme. Me mbështetjen e platformës LYNK Cloud, mysafirët mund të aksesojnë shërbime të recepsionit digjital, të rezervojnë shërbime hoteli dhe të porosisin shërbim në dhomë drejtpërdrejt përmes televizorit në dhomë.
LYNK Cloud gjithashtu përfshin funksionin Business Intelligence, i cili ndihmon ekipet hoteliere të kuptojnë mënyrën se si mysafirët përdorin shërbimet televizive në dhomë, përfshirë pjatat më të porositura nga menuja ose kanalet më të shikuara televizive. Këto të dhëna u mundësojnë krijimin e ofertave më relevante dhe hapin mundësi të reja për të ardhura.
Për më tepër, LYNK Cloud mbështet menaxhimin e funksionit Collection Hub në modelin hotelier The Frame. Përmes tij, ekipet e hoteleve mund të shpërndajnë njëkohësisht përmbajtje të përzgjedhur artistike në të gjitha pajisjet e lidhura. Gjithashtu, ata mund të rregullojnë ndriçimin dhe tonin e ngjyrave në varësi të ndriçimit të ambientit, duke ndihmuar që çdo ekran të përshtatet në mënyrë perfekte me konceptin e brendit të hotelit dhe atmosferën e dhomës.
Samsung do ta ekspozojë modelin hotelier The Frame në stendën 2442 gjatë panairit HITEC 2026. Modeli i ri do të jetë i disponueshëm në madhësi 43, 55, 65 dhe 75 inç, ndërsa prezantimi global do të nisë në gjysmën e dytë të vitit 2026.
Për më shumë informacion, ju lutem viziton faqen e Samsung.

