Përkushtimi i gjatë i Samsung ndaj S Pen duket se po zbehet. Heqja e shërbimit Bluetooth nga S Pen në Galaxy S25 Ultra ishte treguesi i parë, dhe tani një thashethem i ri sugjeron se Galaxy S27 Ultra mund të mos ketë më një hapësirë të dedikuar për stilolapsin. Kjo shton dyshimet se S Pen mund të jetë drejt zhdukjes.
Historikisht, të gjitha pajisjet Galaxy Note kishin një hapësirë të integruar për S Pen. Edhe pasi linja Note u ndërpre dhe u bashkua me Galaxy S Ultra, Samsung e ruajti këtë karakteristikë. Por rëndësia e S Pen ka rënë me kalimin e kohës, duke patur gjithnjë e më pak shërbime të reja dhe më pak theksim në marketing.

Një rrjedhje informacioni nga tipster-i @Jukanlosreve, duke cituar një burim të besueshëm nga Kina, sugjeron se Samsung do të heqë hapësirën e dedikuar për S Pen duke filluar nga Galaxy S27 Ultra. Kjo lëvizje do të ishte e ngjashme me serinë Galaxy Z Fold, ku stilolapsi mbështetet, por nuk është i integruar – kërkon blerje të veçantë dhe kasë shtesë për ta mbajtur.
Samsung duket se po fokusohet tek dizajnet më të holla, siç në rastin e Galaxy Z Fold 7. Raportet thonë se pajisja është bërë më e hollë duke hequr digitizer-in e brendshëm të S Pen. Madje disa thashetheme pretendojnë se Z Fold 7 mund të mos e mbështesë fare S Pen, njësoj si edicioni special i mëparshëm.
Nëse këto janë të vërteta, mund të jetë fillimi i fundit për S Pen, duke zhgënjyer përdoruesit besnikë që e kanë vlerësuar që nga epoka e Galaxy Note.