Shkencëtarët kinezë kanë vendosur një rekord të ri në komunikimin me lazer nga orbita gjeostacionare, duke arritur shpejtësinë 1 Gbps— 5 herë më shpejt se Starlink.
Ky sukses u arrit me vetëm 2 watt energji, sa një llambë nate, dhe të dhënat arritën në Tokë për më pak se 5 sekonda, edhe në kushte atmosferike të turbullta. Ekipi i udhëhequr nga Profesori Wu Jian nga Universiteti i Postës dhe Telekomunikacionit në Pekin dhe Liu Chao nga Akademia Kineze e Shkencave, arriti të kapërcejë vështirësinë kryesore të sistemeve optike: kushtet e vështira ajrore që shpërndajnë dritën e lazerit. Metodat e mëparshme si optika adaptive AO dhe MDR kishin gabime të shumta kur përdoroheshin veçmas.
Ata i kombinuan të dyja teknologjitë në një sistem të vetëm (AO-MDR). Në stacionin tokësor në Lijiang, një teleskop 1.8 metra i pajisur me 357 mikro pasqyra rregulloi formën e rrezes në kohë reale. Më pas, drita u nda në tetë kanale me fibra, dhe një çip përzgjodhi tre më të fuqishmet duke i bashkuar në një rrjedhë të qëndrueshme. Kjo rriti pulsacionet e përdorshme nga 72% në 91.1%, duke siguruar transmetim të qëndrueshëm për të dhëna të rëndësishme shkencore dhe tregtare.
Ky zhvillim vjen pas suksesit të vitit 2020 me satelitin Shijian-20 që arriti 10 Gbps. Me këtë teknologji të re, komunikimi me lazer me fuqi ultra të ulët mund të konkurrojë sistemet ekzistuese si Starlink pa nevojën për antena të mëdha apo njësi energjie të fuqishme.
Ndërkohë, Nokia po bashkëpunon me NASA-n për të vendosur rrjetin e parë 4G LTE në Hënë.