Një modalitet i ri loje i quajtur Ballistic po vjen në Fortnite me akses të hershëm më 11 dhjetor, duke sjellë një përvojë taktike 5v5 first-person shooting.
Në këtë modalitet, një ekip do të ngarkohet të vendosë një pajisje të quajtur Rift Point Device – e cila do të shpërthejë 45 sekonda pasi të vendoset – dhe ekipi tjetër do të duhet të ndalojë që kjo të ndodhë. Si fillim do të ketë një hartë (Skyline 10) dhe një përzgjedhje të kufizuar armësh dhe artikujsh, por më shumë do të shtohen në modalitet nëpërmjet “përditësimeve kryesore” që do të vijnë, sipas një postimi në blog të Fortnite.
“Ballistic është një modalitet pa ndërtim,” thotë ekipi i Fortnite. “Të gjitha paracaktimet e ruajtura nga Locker-i juaj do të kalojnë në Ballistic, i cili mbështet veshjet ekzistuese Fortnite, Back Blings, Kicks, Wraps, Sprays dhe Emotes! Kazmat, instrumentet, automjetet dhe Jam Tracks nuk përdoren/mbështeten.”
Nëse ju vriteni gjatë një raundi, nuk do të jeni në gjendje të riktheheni menjëherë në lojë. Por, do të ktheheni në raundin tjetër. Rolet e skuadrave do të ndërrohen pas gjashtë raundeve dhe ndeshja do të përfundojë pasi një ekip të ketë fituar shtatë raunde. Ju do të mund të luani Ranked ose Unranked.
Modaliteti Ballistic do të jetë i disponueshëm kudo ku mund të luani Fortnite, përveç në Korenë e Jugut dhe Rusinë, por ekipi thotë se “po punon për ta bërë Balistic të disponueshëm në të dy rajonet“. Meqenëse është akses i hershëm, komentet e lojtarëve do të përdoren për të përmirësuar përvojën ndërsa zgjerohet.