Discord lajmëroi ditën e enjte se do të prezantojë shërbime të reja të fuqizuara nga inteligjenca artificiale në platformë, të cilat do të ndihmojnë duke bërë një përmbledhje të bisedave tepër të gjata ose duke shtuar një dekorim në avatarin e përdoruesve. Kjo është platforma më e re e cila po integraon teknologjinë AI në aplikacionin e saj.
“Ne po përjetojmë një ndër momentet më emocionuese në inovacionin e teknologjisë.” tha Jason Citron, CEO i Discord, gjatë një deklarate të shkurtër për shtyp.
Përveç diskutimit me miqtë nëpërmjet tekstit, videove apo zërit, përdoruesit e Discord do të ndërveprojnë gjithashtu dhe me Clyde, i cili është i fuqizuar nga inteligjenca artificiale e OpenAI. Këta përdorues mund të pyesin për tema të ndryshme Clyde, të organizojnë playlists të ndryshme apo një takim, siç tregon kompania.
Një tjetë shërbim AI do të lejojë përdoruesit t’i bëjnë një remix avatarëve të miqve duke përdorur modelet e AI për gjenerimin e imazheve. Për shembull, nëpërmjet këtij shërbimi ju mund të shtoni një kurorë mbi kokën e një personi në foton e profilit për të festuar ditëlindjen e tyre.
Discord tregoi se do të eksperimentojë me teknologjinë e OpenAI për të përmirësuar moderimin e përmbajtjeve të papërshtatshme në chat.