Shkencëtarët kanë arritur të krijojnë lëkurën artificiale e cila ka ndjeshmëri më të lartë në zbulimin e presioneve të aplikuara nga një objekt se lëkura e njerëzve.
Përmes një studimi të publikuar në revistën Small, shkencëtarët treguan se si kjo lëkurë artificiale mund të përdorej për qëllime të ndryshme, që nga kontrollimi i karaktereve në lojrat virtuale, navigimi i hartave elektronike si dhe lëvizja midis dokumenteve dixhitale. Lëkura artificiale ishte në gjendje të dallonte sinjale të ndryshme nga objekte që po i afroheshin, duke bërë të mundur identifikimin e objektit ende pa e prekur.
Ajo është e përbërë nga një material i butë si sfungjer që përmban lëngje jonike dhe elektroda në sipërfaqje, të cilat sigurojnë ndjeshmërinë e lartë të lëkurës artificiale.
“Ne kemi krijuar një lëkurë artificiale me ndjeshmëri më të lartë se lëkura humane. Ndryshe nga lëkura humane, e cila gjeneron informacion mbi një objekt pasi e prek, lëkura artificiale arrin të gjenerojë informacione të shumëta mbi objektet që janë pranë saj.” tha autori Yifan Wang.
Në të ardhmen kjo teknologji mund të përdoret nga robotët për klasifikimin e materialeve si përshembull polimeri apo metalet pa patur nevojë për prekjen e tyre. Gjithashtu shkencëtarët tregojnë se kjo teknologji mund të përdoret dhe në AR, inteligjencën artificiale si dhe në proteza.