Prej disa dekadash, shkencëtarët janë munduar të kërkojnë për materien e errët, e cila përbën rreth 85% të masës në univers. Pavarësisht përpjekjeve eksperimentale që kryhen prej dhjetëra vitesh, studiuesit nuk kanë arrinë ta zbulojnë atë.
Tashmë, përmes një studimi të publikuar në Nature Astronomy u zbulua se një orë atomike e vendosur në një anije kozmike pritet të dërgohet më thellë në sistemin tonë diellor në kërkim të materies së errët. Arsyeja se përse do të dërgohet një orë e tillë është sepse material e errët ka veti të ngjashme me valët që mund të ndikojnë në funksionimin e orave.
Orat atomike gjenden aktualisht në hapësirë dhe mundësojnë Global Positioning System (GPS). Ato tregojnë vendndodhjen tonë duke matur lëkundjet e shpejta të atomeve.
Studiuesit tregojn se në një zonë të veçantë të sistemit tonë diellor, midis orbitës së Mërkurit dhe Diellit, densiteti i materies së errët është i madh. Kjo gjë mund të bëjë që të ketë një ndjeshmëri të shtuar ndaj aftësive lëkundëse të kësaj materie.
Orët atomike që funksionojnë duke matur frekuencën e fotoneve të emëtuara gjatë tranzicionit në disa gjendje të atomeve, mund të regjistrojnë këto sinjale, duke rritur pak lëkundjet e materies së errët dhe duke ulur energjinë e fotoneve.