Rimac sapo ka lajmëruar se supermakina e tyre Nevera ka arritur shpejtësinë maksimale prej 412km/h, duke e bërë atë makinën më të shpejtë elektrike në botë.
Ky rekord u bendos në 28 tetor në pistën ovale Papenburg në Gjermani, të cilat ishin të gjata mjaftueshëm që Nevera të arrinte shpejtësinë e saj maksimale. Kjo makinë është e fuqizuar nga 4 motorë duke gjeneruar 1,914 kuajfuqi, dhe ka një shpejtësi maksimale prej 412km/h, dhe pse ajo është e limituar deri në 352km/h.
RImac Nevera është po kaq e shpejtë dhe në nisje, pasi arrin nga 0 në 100km/h në më pak se 2 sekonda. Gjatë testimit në Papenburg, Miro Zrnčević ishte personi që drejtoi Neveran drejt rekordit.
“Ishte një sfidë e vërtetë që të bënim hyrjen perfekte në pjesën e drejtë të pistës për të arritur shpejtësinë makismale. Pasi makina kaloi seksionet e harkuara në shpejtësinë 250km/h, Miro çliroi energjinë maksimale të Rimac të avancuar me 4 motorë duke e çuar makinën përtej 400km/h.” u shpreh kompania mbi eksperiencën e thyerjes së rekordit të shpejtësisë.
Shpejtësia maksimale u mat duke përdorur një V-Box me matje shumë preçize të bazuar në GPS. Rimac tregoi se arritja e shpejtësisë 412km/h ishte qëllimi i kompanisë që në kohën e prezantimit të konceptit të parë C_Two.