David Zabala përdor prej kohësh një karrige me rrota për shkak të sëmundjes neurologjike që e ka prekur, paralizës cerebrale, e cila ka bërë gjithashtu që ai të jetë i shurdhër. Mirëpo falë një ekzoskeleti të ri robotik të quajtur Atlas 2030, që i fitoi krijuesit çmimin European Inventor Award gjatë këtij viti, atij ju plotësua ëndrra që kishte për të ecur.
“Ai po hedh hapat e tij të parë. Kjo është një kënaqësi mjaft e madhe për të,” tha mamaja e djalit, Guadalupe Cardoso. “Si fillim kjo gjë e trembi djalin dhe duart e tij ishin shumë të tensionuara, mirëpo tani shikoj se ai po mban mjaft mirë ngjyruesin dhe ka nisur të pikturojë me të.”
David i duhen rreth 2 orë udhëtim për të arritur deri në perëndim të Mexico City, mirëpo mamaja e tij tregon se ky udhëtim ia vlen plotësisht.
Ekzoskeleti u dizenjua nga profesori spanjoll Elena Garcia Armada për të bërë të mundur që fëmijët në karriget me rrota të ecin gjatë terapisë së rehabilitimit të muskujve. Kyçet mekanike të kostumit prej titaniumi të fuqizuar nga bateria i përshtaten në mënyrë inteligjente lëvizjes së secilit prej fëmijëve, duke i dhënë mundësinë atyre që të ecin. Kjo mundësi jo vetëm që zgjat jetëgjatësinë e këtyre pacientëve dhe përmirëson mirëqenien e tyre, por përmirëson gjithashtu dhe vetëbesimin e pacientëve.
Meksika është shteti i 3-të, pas Spanjës dhe Francës, ku Atlas 2030 është përdorur për trajtimin e fëmijëve. Një tjetër pajisje, e cila kushton rreth $250,000, pritet të arrijë në Meksikë gjatë muajit të ardhshëm.