Mbetjet plastike kanë filluar të identifikohen në shumë vende të ndryshme në botë, madje dhe në borën e freskët të Antarktidës. Si pasojë, shkencëtarët po punojnë gjithnjë e më fort për të mposhtur problemin global të ndotjes plastike, përmes krimbave që ushqehen me plastikë apo alternativave të tjera.
Megjithatë, një studim i ri po vëzhgon me kujdes se si bakteriet që jetojnë në mbetjet plastike që pluskojnë në oqean mund të krijojnë një burim të ri antibiotikësh. Studiuesit nga National University of San Diego kanë izoluar 5 bakterie që prodhojnë antibiotikë nga mbetje të ndryshme plastike të gjetura në oqean dhe i kanë testuar ato me “shënjestra të ndryshme bakteriale”.
Ata zbuluan se këto antibiotikë janë tepër efektivë kundër bakterieve të zakonshme si dhe ndaj 2 shtameve rezistente ndaj antibiotikëve aktualë. Mikrobet mund të përdorin sipërfaqjen plastike për t’u shumuar dhe për të krijuar një ekosistem tërësisht të ri. Mirëpo dhe pse ekziston një shqetësim se bakteriet rezistente krijohen nga plastika, disa prej tyre mund të jenë në gjendje të krijojnë antibiotikë që mund të përdoren në të ardhmen.
Bakteriet që prodhojnë antibiotikë zakonisht rriten në ambiente natyrore tepër sfiduese, duke krijuar antibiotikë për të larguar “konkurentët” për resurse dhe hapësirë.
Andrea Price, drejtues i këtij studimi tregon: “Me krizen e antibiotikëve që ne kemi aktualisht, është e nevojshme të kërkojmë për burime alternative antibiotikësh të rinj.”