Defiçienca e vitaminës D është një problem shëndetësor në rritje gjatë kohëve të fundit, por shumë pak ushqime janë të pasura me këtë vitaminë. Për të ndihmuar në luftën kundër këtij problemi, shkencëtarët kanë përdorur metondën CRISPR për editimin e gjeneve të domates, për të siguruar nivele të rritura të vitaminës D në to.
Vitamina D ndihmon në përthitjen dhe ruajtjen e kalciumit dhe fosforit në trup, duke qenë tepër e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe forcimin e sistemit imun. Megjithatë është e vështirë që nivelet e duhura të kësaj vitamine të sigurohen përmes ushqimit, pasi pjesa më e madhe e saj prodhohet në lëkurë si një përgjigje ndaj rrezeve UV të diellit.
Defiçienca e vitaminës D rrit riskun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës, disa lloje kanceri, sëmundjesh autoimmune dhe dobësim të strukturës kockore dhe muskulore.
Për të ndryshuar këtë fakt, shkencëtarët në John Innes Centre përdorën një sistem editues të gjeneve për të “fikur” një enzimë specifike në gjenomën e domates (7-DHC). Për fat të mirë bllokimi i kësaj enzime nuk kishte asnjë efekt anësor në rritjen e domateve.
7-DHC e pabllokuar mund të konvertohet në vitaminë D3 kur ekspozohet në dritën UV. Pas këtij modifikimi, u pa se një domate përmbante vitaminë D sa për 2 kokrra vezë ose 28gr peshk ton, dhe vlera mund të ishte akoma më e lartë në domatet e thara në diell.