Shkretëtira më armiqësore në botë mund të jetë një ndër vendet më të mira për të gjeneruar energji të rinovueshme nga dielli, forma më e pastër e energjisë që kemi në ditët e sotme.
Studiuesit imagjinojnë se mundet të jetë e mundur që shkretëtira e Saharasë të transformohet në një fermë gjigande solare, e cila do të siguronte 4 herë më tepër energji se nevojat e përditshme globale.
Ndërkohë që sipërfaqjet e zeza të paneleve thithin pjesën më të madhe të dritës së diellit, vetëm një fraksion (rreth 15% e rrezeve të diellit) shndërrohet në elektricitet. Pjesa tjetër rikthehet në ambient në formën e nxehtësisë.
Nëse këto efekte do të ishin vetëm lokale, atëherë pasojat do të ishin të papërfillshme për sa kohë në këtë zonë nuk banon asnjë person. Mirëpo shkalla e instalimeve që duhet të bëhet për të zëvëndësuar nevojat tona për energji do të jetë shumë e madhe, duke mbuluar kështu me mijëra kilometra katrorë.
Nxehtësia e emëtuar nga një zonë kaq e madhe do të shpërndahet nga rrjedha e ajrit në atmosferë, duke patur kështu efekte regjionale dhe globale të klimës. Mbulimi i 20% të sipërfaqjes së Saharas me panele diellorë do të rrisë temperature lokale me 1.5°C, ndërkohë që mbulimi i 50% të sipërfaqjes do të sjellë një rritje me 2.5°C.