Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
    4 Qershor, 2026
    Parlamenti Evropian nuk do të përdorë më Google si motorin e parazgjedhur të kërkimit
    3 Qershor, 2026
    Inxhinieri ndërton një sistem AI për eleminimin e mushkonjave me lazer
    3 Qershor, 2026
    Dell prezanton laptopin e ri XPS 13 si rivalin kryesor të MacBook Neo
    2 Qershor, 2026
    Industria e personalizimit të reklamave po ekspozon ushtarët në fushën e betejës
    2 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
    Apple do të përdorë iPhone për të transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e MLS
    24 Maj, 2026
    Apple do të prezantojë një iPhone me 4 anët e ekranit të harkuara në 2027
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
    Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
    3 Qershor, 2026
    Meta prezanton planet e abonimit në Instagram, Facebook dhe WhatsApp
    29 Maj, 2026
    Luajtja në sfond e YouTube ofrohet tashmë falas për përdoruesit
    12 Maj, 2026
    Startup-i Synaps i krijuar nga 3 shqiptarë sapo siguroi $3.6 milionë investim duke u kthyer në një kërcënim për AutoCAD
    2 Maj, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
    NASA planifikon të ndezë një zjarr për herë të parë në Hënë
    18 Prill, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
    Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1
    20 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
    CEO i Nvidia tregon se “prindërit nuk duhet të shqetësohen për degën e studimit të fëmijëve të tyre në epokën e AI”
    29 Maj, 2026
    Shkencëtarët parashikojnë një rënie të frikshme të numrit të popullsisë në botë deri në vitin 2064
    29 Maj, 2026
    Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
    27 Maj, 2026
Search
Duke lexuar: Njihuni me produktet më të reja që Xiaomi sjell në tregun evropian
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Njihuni me produktet më të reja që Xiaomi sjell në tregun evropian
Tech

Njihuni me produktet më të reja që Xiaomi sjell në tregun evropian

Last updated: 31 Mars, 2022 7:59 pm
Ndaj
5 Min lexim

Brenda pallatit mahnitës mbretëror të dinastisë së Hasburgëve në Vienë, Xiaomi lançoi sot tre produktet e reja flagship të cilat do të prekin tregun evropian nga dita e sotme. Po flasim për Xiaomi 12, Xiaomi Watch S1 & S1 Active dhe Xiaomi Buds 3T Pro. Këto janë të veçantat e tyre.

WhatsApp_Image_2022-03-31_at_7.58.47_PM.jpeg

Për sa i përket smartphone-ve, gjenerata e re e tyre përbëhet nga Xiaomi 12, 12 Pro dhe 12X. Dy pajisjet e para vijnë me proçesorin më të ri nga Qualcomm, Snapdragon 8 Gen 1, ndërkohë që Xiaomi 12X vjen me Snapdragon 870.

 

WhatsApp_Image_2022-03-31_at_7.51.19_PM.jpeg

Xiaomi 12

Xiaomi 12 është smartphone-i më kompakt i kësaj serie, me një ekran 6.28 inç AMOLED me refresh rate 120Hz të prodhuar nga Samsung. Nën këtë ekran gjendet dhe skanuesi i shenjës së gishtit.

Për sa i përket kamerave, Xiaomi 12 ka të integruar sensorin 50MP të Sony IMX 766 që gjendet gjithashtu në shumë nga flagship-et e vitit 2021. Ishulli i kamerave plotësohet dhe nga dy kamerat e tjera, një ultrawide 13MP dhe një tele-macro 5MP.

Versioni më i vogël në këtë seri ka një bateri me kapacitet 4,500mAh e cila mund të karikohet me karikuese të shpejtë 67W. Xiaomi 12 do të vijë në ngjyrat: Black, Blue, Pink.

 

WhatsApp_Image_2022-03-31_at_7.51.19_PM_2.jpeg

Xiaomi 12 Pro

Xiaomi 12 Pro ka një ekran me madhësi 6.73 inç, dhe ndryshe nga Xiaomi 12, ka një kualitet 1440p dhe përdor teknologjinë LTPO 2.0 për ndërrimin e refresh rate nga 1-120Hz në bazë të përmbajtjes që ju shihni.

Ky model përmban në pjesën e pasme 3 kamera 50MP, ku ajo kryesore përdor sensorin Sony IMX 707. Sensori i dytë 50MP është telephoto, ndërkohë që i treti sjell pamjen ultrawide. Xiaomi do të përdorë një algoritëm të ri në këto smartphone për sa i përket night mode në kamera, duke lejuar futjen e më tepër drite në sensor.

Bateria me kapacitet 4,600mAh është ndarë në 2 qeliza, duke mundësuar kështu karikimin e shpejtë 120W me kabëll, dhe deri në 50W wireless.

Xiaomi 12X

Xiaomi 12X është versioni bazë i gjeneratës së 12 të smartphoneve. Ai përdor të njejtin ekran 6.28 inç dhe të njejtin kapacitet baterie të Xiaomi 12. Ndryshimi kryesor mes dy pajisjeve qëndron në proçesorin e përdorur. Versioni 12X përdor proçesorin Snapdragon 870 në vend të Snapdragon 8 Gen 1.

Xiaomi 12X vjen në të njejtat ngjyra si Xiaomi 12: Black, Blue, Pink.

 

WhatsApp_Image_2022-03-31_at_7.51.19_PM_1.jpeg

Xiaomi Watch S1 dhe S1 Active

Këto dy ora smart janë pjesë e gjeneratës së re të cilat përdorin sistemin operativ të krijuar nga vetë kompania, i cili ofron një eksperiencë mjaft të shpejtë. Që të dyja pajisjet vijnë me një ekran 1.4 inç OLED dhe bateri me kapacitet 470mAh, e cila zgjat më tepër se rivalët e saj. Ndër të tjera, në to janë të përfshirë dhe sensorët për monitorimin e rrahjeve të zemrës, monitorimin e nivelit të oksigjenit në gjak dhe sensorin gjeomagnetik.

Xaiomi Watch S1 vjen me një trup çeliku dhe përfshin në paketim një rrip të rehatshëm lëkure dhe një rrip prej silikoni për rastet kur e përdorni orën smart gjatë aktiviteteve fizike. Ai mund të përfitojë gjithashtu nga teknologjia e karikimit wireless.

Nga ana tjetër Xiaomi Watch S1 Active vjen me një trup plastik dhe mund të karikohet përmes karikueses magnetike që përfshihet në kuti.

 

WhatsApp_Image_2022-03-31_at_7.51.19_PM_3.jpeg

Xiaomi Buds 3T Pro

Xiaomi Buds 3T Pro vijnë me një dizajn mjaft të lehtë dhe të rehatshëm për t’u mbajtur. Ju nuk keni pse të shqetësoheni kur përdorni këto kufje gjatë aktiviteteve fizike, pasi ato janë rezistente ndaj djersës me një çertifikim IPX55.

Xiaomi Buds 3T Pro vijnë me Active Noise Cancellation në 4 shkallë të ndryshme, duke reduktuar kështu zhurmat që gjenden rreth jush, dhe me shërbimin Transparent (lejon të komunikoni me një person pa patur nevojën për të hequr kufjet).

Jetëgjatësia e baterisë në këto kufje është mjaft e mirë, pasi ju mund t’i përdorni kufjet për 6 orë me një karikim të vetëm pa përdorur shërbimin ANC. Përmes kutisë së karikimit ju mund të siguroni 24 orë të tjera përdorimi, ndërkohë që vetë kutia suporton karikimin wireless.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Apple dhe Meta i dhanë hakerave të dhënat e përdoruesve
Tjetra Zhvilluesit rusë po krijojnë alternativën e tyre të Play Store

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
Apps
4 Qershor, 2026
BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
Tech
4 Qershor, 2026
Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
Entertainment
3 Qershor, 2026
Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
Apps
3 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Inteligjenca artificiale është më e saktë në përllogaritjet matematikore kur “duhet të përgjigjen si një personazh i Star Trek”

2 Mars, 2024
Tech

Ex-Robots krijon robotë humanoidë me lëvizje të përmirësuar të fytyrës

13 Qershor, 2024
Tech

Kjo kompani turizmi hapësinor do të ofrojë fluturimin në stratosferë për $50,000

7 Tetor, 2021
Tech

Ky kapak Apple II i firmosur nga Steve Jobs dhe Wozniak do të dalë në ankand

14 Nëntor, 2020

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?