Një sinjal i dobët Wi-Fi shpesh nuk vjen nga vetë ruteri, por nga objektet përreth që pengojnë ose përthithin sinjalin. Ekspertët këshillojnë që për të përmirësuar cilësinë e lidhjes, duhet t’i kushtojmë vëmendje vendndodhjes së pajisjes dhe mjedisit ku ndodhet.
Objektet metalike dhe pasqyrat janë ndër pengesat kryesore. Sipërfaqet reflektuese si pasqyrat mund të devijojnë valët e radios dhe të krijojnë “zona të vdekura” ku sinjali dobësohet ndjeshëm. Po ashtu, objektet prej metali mund të thithin ose shpërndajnë sinjalin, duke penguar lidhjen e qëndrueshme.
Një tjetër armik i Wi-Fi janë depozitat me ujë, përfshirë akuariumet. Uji përthith frekuencat radiomagnetike, prandaj në ditët me shi edhe sinjali jashtë shtëpisë mund të dobësohet. Mikrovalët gjithashtu krijojnë ndërhyrje, pasi funksionojnë në të njëjtën frekuencë 2.4 GHz si shumica e rrjeteve Wi-Fi – ndaj përdorimi i furrës me mikrovalë mund të shkaktojë ndërprerje të përkohshme të lidhjes.

Objektet e mëdha si mobiliet, muret e trasha apo edhe divani mund të bllokojnë valët, që janë shumë më të shkurtra se ato të radios. Për këtë arsye, ruteri duhet vendosur në një hapësirë të hapur, jo pas mobilieve.
Përveç këtyre, telefonat pa tela, pajisjet Bluetooth dhe pajisjet e shumta elektronike (si monitorët e foshnjave ose dritat fluorescente) mund të shkaktojnë ndërhyrje, pasi funksionojnë në frekuenca të ngjashme me Wi-Fi.
Për një lidhje më të qëndrueshme, ruteri duhet të qëndrojë në një vend të hapur, larg pajisjeve elektronike dhe pengesave fizike.