Kohët e fundit një programues, i cili e pëlqen kaq shumë Game Boy origjinal të Nintendos, krijoi një version të zmadhuar të tij. Youtube-ri Grumpy Modeler vendosi ta quaj krijimin e tij “Game Man”.
Ky Game Man është një upgrade mjaft i madh i Game Boy. Ekrani LCD i përdorur në të është 5.6 inç, ndërkohë që modeli origjinal kishte një ekran prej vetëm 1.9 inç. Për sa i përket pixelave, kemi gjithashtu një upgrade, ku modeli i ri vjen me 640×480. Kjo pajisje ka dhe një portë output e cila ju lejon ta lidhni atë me një ekran tjetër.
Mirëpo Game Man ka dhe disa të meta. Edhe pse kontrollimi i konsolës përshkruhet si “shumë i mirë”, është e vështirë shtypja e butonave A dhe B njëkohësisht.
Kjo video e paraqitur vjen gjithashtu me një link me instruksione nëse ju dëshironi të krijoni vetë një pajisje të tillë. Siç mund ta imagjinoni, ndërtimi i saj do të kërkojë shumë punë. Fillimisht do t’ju duhet të keni akses në një printer 3D për të printuar kasën. Do të ishte shumë më mirë në fakt nëse vetë Nintendo do të prodhonte diçka të tillë në mënyrë që ta merrnim të gatshme.