2017 ishte një ndër vitet më të këqija për sa i përket tokave të dëmtuara nga zjarret në British Columbia. Kanada. Pothuajse 800,000 hektarë u shkrumbuan nga këto zjarre, duke marrë me vete shumë shtëpi, makina dhe pemë të ndryshme. Zjarret e rëna në pyje janë shpesh herë një fenomen natyror, mirëpo gjatë kohëve të fundit numri i tyre është rritur për shkak të ndryshimeve klimatike dhe aktivitetit human.
Zakonisht pemët mund të rigjenerohen nga përhapja e boçeve të pishës nëpërmjet erës apo nëpërmjet aktivitetit të kafshëve. Mirëpo kur zjarri është tepër i madh, farat nuk arrijnë të mbijetojnë dhe të krijojnë një shanc për ripyllëzimin e tokës së djegur. Për të ndihmuar këtë ripyllëzim, komunitete të ndryshme kanë nisur të përdorin alternativat teknologjike si dronët.
“Ne dëshironim të përdornim një metodë alternative më të shpejtë se metoda tradicionale e mbjelljes së pemëve.” Nga kjo metodë mund të mbilleshin përafërsisht 1,000-3,000 pemë në ditë. Mirëpo dronët janë shumë më të shpejtë se kaq.
Shoqëria e përmirësimit të pyjeve në British Columbia ka vendosur të blejë me mijëra fara bredhi dhe pishash dhe t’ia dërgojnë ato drejt DroneSeed. Në DroneSeed bëhet vendosja e farave në një mbështjellje të shoqëruar me dhè dhe nutrientë të tjerë që i japin farës shancin më të mirë për t’u zhvilluar.
Gjatë raundit të parë të mbjelljes, droni arriti të lëshonte mbi 10,000 fara në 52 hektarë. Një metodë e tillë është përdorur më parë dhe në Kroaci.